Plagoset një djalosh në Çair të Shkupit

Policia e Shkupit njoftoi se dje rreth orës 15:30, një sulmues ende i panjohur duke u vozitur me veturë t; markës “Shkoda”, ua ka prerë rrugën dy djemve dhe ka filluar të gjuajë në drejtim të tyre. Gjatë incidentit, në këmbën e djathtë është plagosur është 23 vjeçari, A.I. nga Shkupi .

Sipas policisë, e gjithë kjo është zhvilluar në rrugën Xhon Kenedi të Çairit. Pas ngjarjes, është filluar hetimi, me çka janë gjetur çaura të plumbave, ndërsa policia është në kërkim të sulmuesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button