Përkeqësohet gjendja shëndetësore e tre profesorëve që janë në grevë urie

Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e tre profesorëve të Fakultetit Ekonomik të Shtipit të cilët dy javë janë në grevë urie, pas çka është dashur të intervenojnë ekipet shëndetësore.

Tek profesorët mjekët kanë konstatuar takikardi, marramendje dhe rritje të sheqerit në gjak si pasojë e urisë, dhe janë detyruar që të japin infuzion.

14 ditë me radhë profesorët janë në grevë urie, të pakënaqur me vendimin e Fakultetit që në vend që ti ngritë në detyrë ato janë larguar nga puna.

Nga dita e martë në përkrahje të profesorëve në grevë urie janë edhe 50 profesorë dhe arsimtarë të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK).

Lajme të ngjashme

Back to top button