Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës zbret në fushat e futbollit

Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës zbret edhe në fushat e futbollit. Ndeshja miqësore mes Lilës dhe Makabi Haifa e luajtur në Bishofshofen të Austrisë është kthyer në një arenë përleshjeje mes futbollistëve të skuadrës izraelite dhe disa aktivistëve palestineze. Këta të fundit pushtuan fushën me flamuj të Palestinës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i lojtarëve të Makabit që nuk e kanë pritur mirë këtë gjest, transmeton ABC News.

Pas fjalëve dhe shtyrjeve u përdorën edhe grushtet.

Për të qetësuar situatën u desh ndërshyrja e arbitrit që ndërpreu ndeshjen dhe futi skuadrat në dhomat e zhveshjes pesë minuta nga fundi i takimit që deri në atë kohë po fitohej 2-0 nga francezët e Lilë.

Ndërkohë të tmerruar tifozët e pranishëm u larguan shpejt nga shkallët e stadiumit.

Për fat të mirë nuk kishte të lënduar, ndërsa autoritet austriake kanë nisur një hetim në lidhje me këtë ngjarje./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button