“Nata e Kadrit”, Basha: Politikanët ekzistojnë për t’i bërë njerëzit të lumtur

“Paraja dhe pushteti nuk të sjellin lumturinë, t’i duam njerëzit dhe ta përdorim pushtetin për t’i shërbyer njerëzve”.

Ky ishte mesazhi që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, përcolli në një iftar të shtruar mbrëmjen e së mërkurës me rastin e “Natës së Kadrit”.

Basha theksoi se muaji i Shenjtë i Ramazanit është muaji i reflektimit për të gjithë dhe se duhet t’i shërbejmë njëri-tjetrit për të pasur ditë sa më të lumtura, duke shtuar se politikanët ekzistojnë për të bërë të lumtur njerëzit.

“Lumturia e politikanëve nuk është qëllim në vetvete, e rëndësishme është lumturia e qytetarëve. Përfitoj nga fjala në këtë natë të shenjtë, nata më e mirë se një mijë muaj, kur zbresin engjëjt dhe marrin vendime të rëndësishme deri Natën tjetër të Kadrit. Kur paqja mbretëron deri në agim, që t’i lutem Zotit të zbresë sa më shumë mençuri, vendosmëri dhe dashuri në shpirtrat e gjithë shqiptarëve dhe në veçanti, vendimmarrësve”, është shprehuar Basha./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button