Mustafin e vërshojnë ofertat nga Bundesliga

Suksesi me Gejrmaninë në Brazil 2014 i ka rritur kuotat e Shkodran Mustafit në merkaton e futbollistëve.

22-vjeçari, i cili është shqiptari i vetëm që është shpallur kampion bote, ka deklaruar për prestigjiozen gjermane “Bild” se ka marrë oferta të shumta nga Bundesliga, por ka kontratë me Sampdorian deri në vitin 2016, ndaj është i detyruar të qëndrojë në Serinë A, transmeton Telegrafi.

Momentalisht Mustafi po pushon me familjen në qytetin e tij të lindjes, ku u prit si hero në përfundim të Botërorit. Gjithsesi dëshira e tij është të luajë me një skuadër të madhe kështu që nëse i vjen një ofertë serioze mund të largohet nga Sampdoria që këtë verë.

Mustafi 2 vite më parë është kërkuar me ngulm nga trajneri i Shqipërisë Gianni de Biasi për të kontribuar në kombëtaren kuqezi, por pasi e vlerësoi me kujdes situatën vendosi t’i thoshte jo ofertës së Federatës Shqiptare të Futbollit. Pavarësisht këtij vendimi në interes të karrierës së tij, shqiptarët janë ndierë krenarë për faktin se një bashkëkombas i tyre arriti të ngrit trofeun e Kupës së Botës.

Lajme të ngjashme

Back to top button