Gyl në iftar me refugjatët sirian

Presidenti turk Abdullah Gul ka bërë iftar me refugjatët sirianë në kampin e Malatyas. Duke vënë në dukje rëndësinë e ndihmës për njerëzit në nevojë, Presidenti tha: “Ne jemi dëshmitarë të një miqësie të ngjashme në mes të popullit turk dhe sirian, ashtu si ensarët dhe muhaxherët gjatë kohës së profetit Muhamet në Medine. Një musliman duhet shtrirë dorën e ndihmës për të tjerët në nevojë. Ne jemi duke u përpjekur për të kryer detyrat tona në këtë drejtim. ”

Popujt e Turqisë dhe Sirisë, vuri në dukje Presidenti Gul, kanë një miqësi qindravjeqare, dhe sot vendi ynë paraqet trishtimin e tij për dhimbjet e vazhdueshme, agonitë, lotët dhe gjakderdhje në botën islame. “Ne ndihemi se kjo po ndodhë në shtëpitë tona, kur dëgjojmë se qytete të tilla të mëdha si Damasku, Halepi, Hama, Humsi dhe Idlibi janë duke u shkatërruar.”

Presidenti turk përsëriti se vendi i tij është duke bërë përpjekje të palodhshme, në mënyrë që paqja të rikthehet në Siri dhe sugjeroi që të refugjatët sirianë që jetojnë në kampet në vend të përfitojnë nga lehtësitë dhe mundësitë që qeveria parashikon për ta në të tilla fusha si shëndetësia dhe arsimi.

Duke deklaruar se Turqia do të jetë gjithmonë në solidaritet të ngushtë me vëllezërit e motrat e tyre sirian, presidenti Gul shprehu dëshirën që këto ngjarje të rënde të marrin fund, dhe administratat e këtyre vendeve të veprojnë me sens të përbashkët, që ata të kuptojnë se asgjë nuk mund të zgjidhet me anë të mizorive./mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button