Veljanovski: Qeveria dhe Parlamenti kujdesen për diasporën maqedonase

Kujdesi për diasporën Maqedonase është thelbësore për Parlamentin dhe Qeverinë e Maqedonisë, deklaroi kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski në takimin në hapjen e pestë të Konferencës vjetore të organizatave të diasporës.

Sipas Veljanovskit në këto dy dekadat, diaspora Maqedonase ishte dhe do të jetë prezantuesi më i mirë i popullit maqedonas në gjithë botën si dhe promovimin e kulturës dhe identitetit, dhe gjithsesi edhe promovimit të Maqedonisë.

“Për fat të keq edhe në shekullin 21 rreth nesh ka ende fuqi që dëshirojnë ta fshijnë popullin maqedonas, identitetin dhe gjuhën e tyre, kulturën dhe kishën. Por besoj se këtë luftë do ta fitojmë të gjithë të bashkuar duke promovuar Maqedoninë nëpër botë”, deklaroi Veljanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button