Palestinezët ftojnë Obaman në Gaza

Palestinezët i kanë bëjë thirrje presidentit amerikan Barack Obama të vije në Gaza dhe të kalojë vetëm një natë të vetme këtu, për të parë vuajtjet e civilëve të pafajshëm.

Nuk dihet nëse Obama vjen, por ajo që merret vesh është se ai ka dërguar ministrin e tij të jashtëm, John Kerry në Egjipt, në përpjekje të gjetjes së një zgjidhjeje diplomatike të krizës aktuale mes Izraelit dhe Hamas.

Shefi i stejt departamentit i bëri thirrje Hamasit të mendojë për të kursyer civilët palestinezë, të cilët po vuajnë nga sulmet e autoriteteve izraelite, të cilat po hakmerren pas raketave të radikalëve.

Kësi thirrje bëri edhe shefi i Ligës Arabe, Nabil al Arabi, që tha se grupi militant duhet të pranojë propozimin egjiptian për t’i dhënë fund luftimeve.

Në ndërkohë, komisionerja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, ka thënë se Izraeli, me shumë mundësi, po bën krime lufte në Gaza. Ajo përmendi shkatërrimin e shtëpive dhe vrasjen e fëmijëve, që sic u shpreh, është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Pillay bëri këto komente në hapje të një debat emergjent në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, të mërkurën.
Ajo dënoi edhe sulmet me raketa të Hamasit.

Lajme të ngjashme

Back to top button