Ja cilën skuadër italiane e dëshiron Shaqiri

Pas performancës së shkëlqyer në Kampionatin Botëror me Zvicrën, Xherdan Shaqiri është cak i skuadrave të mëdha Europiane.

Fillimisht ai u lidh me një transferim të mundshëm në Liverpool, por Redsat duket se kanë hequr dorë pas transferimit të Markovic.

Shaqiri nuk e ka fshehur dëshirën për të kaluar në Serien A Italiane, saktësisht tek skuadra e Juventusit.

“Unë nuk e di nëse ka ndonjë kontaktet me Bianconeri e po ashtu edhe me Liverpoolin dhe Monacon. Juventus mund të jetë një alternativë e mirë, dhe e njëjta vlen edhe për Liverpoolin dhe Monaco”, deklaroi Shaqiri.

“Juventus është një klub i madh, cili lojtar nuk do të dëshironte të luaj aty? Unë jam i Bayern, por unë nuk do të shoh Juventusin si një hap prapa për karrierën time,” përfundoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button