Conte do të merr drejtimin e PSG-s

Antonio Conte befasoi të gjithë duke u larguar nga Juventusi, me të cilin ekipi fitoi tre tituj radhazi në Serie A.

Por, strategu italian shumë shpejtë ka gjasa të gjejë një punë të re. Sipas Corriere dello Sport, ish trajneri i Barit dhe Sienas pritet ta merr drejtimin e Paris Saint-Germain.

Thuhet se klubi francez e kishte planifikuar angazhimin e Contes për sezonin e ardhshëm, por largimi nga Juventusi e ka ndryshuar skenarin.

Sipas Corriere dello Sport, Laurent Blanc do të pushohet nga puna dhe do të zëvendësohet me Conten.

Lajme të ngjashme

Back to top button