Skënderbeu ndalet nga BATE Borisov
Merr fund ëndrra europiane e Skëndërbeut. Korçarët nuk kanë shkuar më shumë se turi i dytë kualifikues i Ligës së Kampioneve pas barazimit 1:1 në ndeshjen e kthimit në Korçë me bjellorusët e Bate Borisov. Ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim pa gola.
Bjellorusët shënuan të parët në minutën e 29’, ndërsa rastin më të mirë në pjesën e parë për Skënderbeun e ka patur Progni, goditja e të cilit u prit nga portieri. Në pjesën e parë korçarëve iu anullua edhe një gol.
Pas pushimit ekipi i Mirel Josës e kërkoi shumë golin dhe fitoren. Radas barazoi rezultatin në minutën e 67’ nga nje goditje standarde.
Pavarësisht rasteve të tjera, Skënderbeu nuk arriti të realizonte dhe golin e dytë që do të vendoste fitoren dhe kualifikimin në turin e tretë të Ligës së Kampioneve.