Labi: E tmerrshme sa shumë gjak i fëmijëve derdhet në atë vend!

Këngëtari i mirënjohur Labinot Tahiri-Labi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shprehur solidarizimin me viktimat në Palestinë.

Labi, në një foto të përbashkët me vajzën e tij thotë se pikërisht ne si popull do të duhej të ishim solidarë me popullin palestinezë, pasi që sipas tij edhe ne kishim fatin e njëjtë që me dekada e shekuj humbëm jetën e fëmijëve në luftërat që përjetuam.

“Kjo është vajza ime! Me këtë paraqitje solidarizohem me familjet Palestineze që po i humbin fëmijët e tyre në konfliktin tani që po ndodh në atë vend. Këtë foto e publikoj, se dhe unë mund ta kem fatin e një prindi si ata prindër që po i përqafojnë fëmijët e vdekur e të masakruar atje ku duket se gjaku del nga toka, gjaku i freskët i fëmijëve!”, ka shkruar Labi.

Sipas tij, “qoftë Zoti, gjykues për të gjithë njerëzit që çdo ditë e me shumë po e shkatërrojnë botën”.

Lajme të ngjashme

Back to top button