Davutollu: Lindja e Mesme nuk është batak

Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu në një program syfyri që mori pjesë në Stamboll tha: “Ne nuk do të lejojmë që Lindjes së Mesme, ku gjendet edhe Shpella Hira, e cila ka ndriçuar të gjithë njerëzimin, ti thonë batak”.

Turqia vazhdon të shprehë me zë të lartë reagimin e saj ndaj dramës njerëzore në Gazë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu në një program syfyri që mori pjesë në Stamboll tha: “Ne nuk do të lejojmë që Lindjes së Mesme, ku gjendet edhe Shpella Hira, e cila ka ndriçuar të gjithë njerëzimin, ti thonë batak”.

“Ashtu siç na kanë thënë edhe banorët e Gazës, këta të shtypur për ne janë amanet i Allahut dhe le të jetë Allahu shahit që ne do t’u dalim për zot deri në jetë të jetëve këtyre të shtypurve dhe nuk do ta lëmë asnjë vend vetëm kauzën palestineze dhe kauzën e Gazës”, u shpreh shefi i diplomacisë turke.

“Gaza, e cila sot vuan një dramë njerëzore, nuk mund të shikohet nga dritarja e paanshmërisë”, – shtoi ai.

“Ndoshta dikush do të thotë që të jemi të paanshëm, ndoshta dikush tjetër do të thotë që të mos merremi me batakun e Lindjes së Mesme, por ne Damaskun, që ata i thonë batak, e kemi njohur si qyteti i shenjtë (i profetëve, Sham-ı Sherif); Mekën, Medinen në Lindjen e Mesme, të cilës ata i thonë batak ne i kemi njohur si Qabe; Bagdadin në Lindjen e Mesme, të cilës ata i thonë batak, ne e kemi njohur si vëllain tonë; Kirkikun në Lindjen e Mesme, që ata e quajnë batak, ne e kemi njohur si të shenjtë; Lindja e Mesme nuk është batak, ajo është qendra e atij frymëzimi, zbulimi të shenjtë që ngriti në këmbë njerëzimin, është qendra e Hiras, është Mali Bejtul, është Jerusalemi, është Kajro. Ne nuk do të lejojmë që Lindjes së Mesme, ku gjendet Shpella Hira që i ndriçoi njerëzimin, ti thonë batak”, tha Ahmet Davutollu./ TRTshqip/

Lajme të ngjashme

Back to top button