KE shqyrton me kujdes ndryshimet e propozuara kushtetuese

Komisioni Evropian po shqyrton me kujdes ndryshimet e propozuara kushtetuese në Maqedoni.

Këtë e ka deklaruar për 24vesti Peter Stano, zëdhënësi i kabinetit të evrokomisionerit për zgjerim Stefan Fyle duke thënë se ndryshimet e propozuara kushtetuese nga ana e Qeverisë do të shqyrtohen edhe nëse janë në përputhje me standardet evropiane.

Sipas tij, Brukseli ka pasur vërejtje për reformat në shumë fusha, por asnjëherë nuk ka kërkuar ndryshime kushtetuese.

“KE kërkon që ndryshimet kushtetuese të miratohet me konsensus të gjerë, përkundër vendimit të mazhorancës aktuale që ka iniciuar ato në kushte kur opozita është jashtë Parlamentit dhe nuk merr pjesë në debate publike për këtë çështje”, ka thënë Stano. Sipas tij, Brukseli do të shqyrtojë me përpikmëri tërë pakon e ndryshimeve të propozuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button