Cana: Duam të luajmë në Evropë

Mbrojtësi i kombëtares shpreh ambiciet e skuadrë së tij, Lazio Roma për edicionin e ardhshëm të Serie A.

Lorik Cana mendon se objektivi primar i ekipit të tij, Lazio nga Roma është dalja në Evropë për kampionatin 2014/15 të Serie A të Italisë në futboll.

Futbollisti edhe i kombëtares shqiptare ka shprehur një ambicie të tillë të ekipit nga faza përgatitore që skuadra po kryer në Austri.

“Duam të kthehemi në Evropë. Duhet të fitojmë dhe këtë t’ia dëshmojmë vetëm tifozëve tanë në stadium”, tha për Corriere Della Serra, Cana, i cili ka lavdëruar paraqitjen e sulmuesit serb, Filip Gjorgjiq në ndeshjet kontrolluese.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button