Padova e kërkon me ngulm Mehmetin

Skuadra e Padovës që garon në Serie B të Italisë, insiston që gjatë kësaj vere ta transferojë sulmuesin kosovar të Palermos, Agon Mehmeti.

“Padova është në kërkim të një sulmuesi për t’u përforcuar për edicionin e ardhshëm. Ajo po insiston që ta transferojnë sulmuesin Agon Mehmeti. Kjo është edhe kërkesë e trajnerit”.

Mehmeti 23-vjeçar edicionin e shkuar luajti në formë huazimi te Novara nga skuadra e Palermos. Ai me Palermon ka kontratë deri në qershor të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Back to top button