Boksierët e Shkupit nuk kanë konkurrencë

Sot në sallën e Shkollës Fillore “Adem Jashari” në Shkup, është zhvilluar xhiroja e pestë e kampionatit shtetëror në boks, e ku organizatorë ishte KB Shkupi.
Edhe pse nikoqiri i kësaj xhiroje KB Shkupi ishte paraqitur me 10 boksierë kundërshtarë kishin vetëm 4 prej tyre dhe që të gjithë arritën të shënojnë fitore.

Sipas trajnerëve të KB Shkëndija Boks – Tetovë, e kontestueshme ka qenë fitorja e Nazmi Dautit, i cili boksoi kundër Lulzim Bajramit, por në fund vendimi i gjyqtarëve ishte i tillë, që dorën e fitores ia ngritën boksierit nga shkupjan. 
Idriz Bajrami boksoi kundër Rexhep Jasharov nga Bargalla Shtip dhe arriti që të fitojë pa asnjë dyshim.

Lufta që u prit me padurim nga shikuesit e shumtë që ishin në sallë, ishte ajo në mes Hajdin Feratit dhe boksoit Bakraçevski nga klubi AS- Prilep. Nuk kaluan më shumë se disa sekonda, dhe meçi u ndërpre pasi që Bakraçevski nuk i përballo grushtave të Hajdin Feratit duke e dorëzuar luftën. Edhe Afet Hajredini tregoi luftë shumë të mirë, por duke mos e pritur fundin, goditjet e shpejta dhe të shpeshta të tij detyroi trajnerët e Xhiliano Sadikov nga Ternipe, të dorëzojnë luftën. 

(Hajdin Ferati (me të kaltërta) në Maqedoni është pa konkurrencë)

Nga ekipet shqiptare ishte edhe klubi i boksit Shkëndija-Boks që përpos Lulzim Bajramit, në ring u paraqit edhe i riu Lulzim Ismaili, i cili tregoi se në kategorinë e grupmoshave kadet deri 60 kilogram nuk ka konkurrencë. Ismaili zyrtarisht është shpallur kampion i Maqedonisë, duke e fituar bindshëm kundërshtarin nga klubi Bargalla. 

(Lulzim Ismaili anëtar i KB Shkëndija-Boks, duke marrë këshilla nga trajneri Halim Abazi)

Renditja tabelore edhe pas xhiros së pestë nuk ka ndryshuar, e para mbetet KB Bargalla, pastaj KB Shkupi dhe e treta është KB Shkëndija-Boks nga Tetova.  Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe tri xhiro dhe ekipet shqiptare shpresojnë se do të dalin në pozitën e parë dhe të dytë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button