Pse refuzoi të bëhet president i Izraelit?!

Në vitin 1952, Albert Ajnshtajnit iu ofrua presidenca e Izraelit, për shkak të besimeve të tij, por e refuzoi. Rregulli i universit ishte provë për të që Perëndia ekzistonte. Ai gjithashtu ishte një pacifist dhe botoi librin “Pse luftë?”.
Albert Ajnshtajn është shkencëtari më i famshëm që ka jetuar ndonjëherë. Një prej arritjeve që ktheu faqen e historisë së shkencës ishte ekuacioni E=mc2.

Ai fitoi çmimin “Nobel” në vitin 1921 për punën në lidhje me efektin fotoelektrik. Ai zhvilloi Teorinë e Relativitetit, të cilën e kishte përfunduar me kohë, por u deshën 25 vite që të tjerët ta kuptonin.

Kontributi i tij ndryshoi radikalisht pikëpamjen e botës. Para Ajnshtajnit, disa gjëra besoheshin si të vërteta.

Mes tyre ishin dhe ligjet e gravitetit dhe trupave në rënie, të përmendur më parë nga Isak Njutoni.

Gjithashtu në atë kohë besohej se “koha” në vetvete ishte një konstante fizike: Të gjithë dhe gjithçka përjetonte kalimin e kohës ashtu si kushdo dhe gjithçka tjetër.

Teoria e tij e Relativitetit special parashikonte se kjo s’ishte e vërtetë dhe më vonë u vërtetua nga eksperimentet me orën bërthamore.

Emri Ajnshtajn sot është sinonim me fjalën gjeni. Albert Ajnshtajn është një prej mendjeve më të mëdha të shekullit të 20-të. Disa prej ideve të tij për shkencën, natyrën dhe besimi mund t’ju habisin. Jo më kot është zgjedhur “Personi i Shekullit” nga revista “Time”.

Thuhet se është lindur me një kokë aq të madhe sa mamaja e tij mendonte se mos kishte lindur i deformuar dhe se kishte fëmijë të jashtëligjshëm.

S’donte ta lodhte mendjen më shumë nga sa nevojitej dhe pëlqente të rrinte zbathur. Preferonte lundrimin, nuk ndiqte modën asnjëherë dhe s’ka mësuar kurrë të shkruajë anglisht.

Ajnshtajni madje nuk mbante mend ditëlindjet, e një e veçantë tjetër e tij është që nuk ishte shtetas i asnjë vendi për gati 5 vite!

Që nga viti 1896 (kur refuzoi shtetësinë gjermane në moshën 15-vjeçare) deri në vitin 1901 (kur u bë zviceran).

Ai mendonte se paratë nuk e ndihmojnë njerëzimin.

Ai shkruan në vitin 1934: “Jam plotësisht i bindur se asnjë pasuri në botë nuk e ndihmon njerëzimin të përparojë, madje dhe në duart e punëtorit më të devotshëm për këtë punë” dhe “Paratë joshin vetëm egoizmin dhe ftojnë abuzimin”.

Shënimet e tij të Teorisë së Relativitetit shiten 6 milionë dollarë.

Është zgjedhur njeriu më miqësorë i kohës.

Ndërsa urrente berberin dhe çorapet. Tek i pari nuk shkoi kurrë, ndërsa gjithmonë rrinte zbathur.

E ja me çfarë qeshte ai gjithmonë: Edgar Hoover dyshonte se Ajnshtajni ishte komunist.

Ai shpenzoi mijëra orë për ta bindur “FBI”-në ta dënonte Ajnshtajnin, por pa sukses.

Edhe pse Hoover dyshonte se ai ishte komunist, ai kurrë s’do të miratonte përgjimin e telefonave apo të postës.

Pas shumë orëve kërkimi, Hoover e braktisi çështjen kundër tij dhe sekretares së Ajnshtajnit, Helen Dukas.

Ata kishin mbledhur aq shumë dosje sa preknin tavanin, por asnjëra nuk provonte gjë. Miqtë thonë se Ajnshtajni qeshte me këtë histori.

Ajnshtajni nuk i fali kurrë nazistët për shfarosjen e hebrenjve.

Madje, thuhet se fizikanti i madh ka shkelur tokën shqiptare? Dhe jo vetëm kaq. Ai u pajis me pasaportë shqiptare nga mbreti Zog, si një mbrojtje që ai i dha hebreut më të famshëm të shekullit të 20-të.

Edhe pse për shumë pak kohë, Ajshtajni në vitin 1931 ka qëndruar në portin e Durrësit, në pritje të anijes. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button