Konkurs për strehimin e studentëve në konvikte

Konkursi për pranim të studentëve në konvikte dhe objektet tjera për strehim në Republikën e Maqedonisë për vitin akademik 2014/2015 tanimë është shpallur, theksoi në konferencën e sotme për gazetarë ministri i Arsimit dhe shkencës  Abdilaqim Ademi. Кëtë vit janë paraparë 5.956 vende të lira,  ndarja e shtretërve,  do të bëhet në pajtim me Ligjin për standard studentor, me të cilin përparësi u jepet studentëve që rrjedhin nga familje të rrezikuara sociale dhe sipas së cilit ata ndahen në tri kategori.

Në kategorinë e parë janë përfshirë studentë të kategorive të ndjeshme, përkatësisht nga familje të ardhurat e përgjithshme të të cilave nuk e tejkalojnë pagën minimale neto të përcaktuar në Republikën e Maqedonisë dhe për të cilët studentë shteti tërësisht i kompenson shpenzimet për strehim dhe ushqim në konvikte. Përfshirja e kësaj kategorie të studentëve është deri 40% nga numri i përgjithshëm i shtretërve në konvikte.

Kategoria e dytë janë studentë, të cilët kanë arritur suksese të larta gjatë mësimit të deritashëm. Përfshirja e kësaj kategorie të studentëve është deri 25% nga numri i përgjithshëm i shtretërve në konvikte.

Kategoria e tretë janë studentë,  të cilët  nuk janë përfshirë në dy kategoritë paraprake, për të cilët do të ndahen 35% nga numri i përgjithshëm i shtretërve në konvikte.

“Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike, me plotësimin e aplikimit të vendosur në portalin e posaçëm. Afati i aplikimit elektronik të studentëve të vitit të II- të dhe vitet më të larta dhe të zgjasë deri më 10.08.2014, ndërsa afati për aplikim elektronik për studentët e vitit të I-rë fillon më 19.08.2014 dhe vazhdon deri më 24.08.2014. Lista përfundimtare për pranim të studentëve nga viti i II-të  dhe vitet më të larta do të shpallet më 29.08.2014, ndërsa lista përfundimtare për pranim të studentëve të vitit të I-rë do të shpallet më 05.09.2014 në tabelat për shpallje në konviktet ku ka konkuruar studenti dhe në portalin e posaçëm dhe pas kësaj,  në afat prej 5 ditësh nga dita e shpalljes, ekziston mundësia e dorëzimit të ankesës deri të arkivi i ministrisë”, tha Ademi.

Pas shpalljes së listave përfundimtare me studentë të pranuar nëpër konvikte, në qoftë së mbeten kapacitete strehuese të paplotësuara në ndonjë konvikt të caktuar, aplikimi elektronik do të vazhdojë deri në plotësimin e të njejtave, por më së voni deri më 22.09.2014, shtoi Ademi.

Këtë vit 138 studentë do të kenë mundësi të vendosen në kapacitetet e reja strehuese në kuadër të konviktit Stiv Naumov, të cilat tanimë janë lëshuar në përdorim. Ndërsa blloku B nga konvikti Goce Dellçev nuk është ofruar në konkurs, sepse gjatë verës do të fillojë rikonstruksioni i tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button