?? çmimi i ri i grurit, mullixhinjtë mirren vesh

Mullixhinjtë dhe prodhuesit sot në takimin në Shën Nikollë, e kanë kontraktuar çmimin blerës të grurit të sivjetshëm, 13 denarë do të kushtojë një kilogram i klasës të dytë, 14 denarë do të paguhet për të parën, ndërsa 15 denarë për ekstra klasën.

Dy palët, siç kumtuan pas mbledhjes, janë të kënaqur nga kontraktimi.

Konform bisedimeve, përpunuesit duhet në një vend publik ta publikojnë çminin final, sipas të cilit do ta blejnë grurin për bukë.

Ky është takimi i gjashtë i mullixhinjëve dhe agrarëve. Në të ka marrë pjesë edhe ministri dikasterial Lubço Dimovski. Javën e kaluar Dimovski rekomandoi që çmimi mesatar i grurit të jetë 14 denarë.

Këtë vit janë mbjellur 9.500 hektarë gru. Nga ato priten rreth 280.000 tonë fryt.

Lajme të ngjashme

Back to top button