Linda Rama flet për incidentin e Kryeministrit me Krastën

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit, në një rrëfim për “Deja vu” të Mustafa Nanos ka folur për herë të parë për incidentin e ndodhur mes bashkëshortit të saj dhe gazetarit e prezantuesit Adi Krasta.

E quan fantazi atë çfarë kanë shkruar mediat.

Vetë televizioni Agon Channel ku punon Krasta i kushtoi një edicion të veçantë këtij incidenti, duke cituar edhe dëshminë e prezantuesit. Por Linda Rama thotë se darka e ditëlindjes së Tedi Papavramit, ku ndodhi përplasja, nuk ka patur asnjë arsye që të shkojë në atë gjendje për të cilën flitet. Sipas saj, nuk ka ndodhur kurrë që Rama të ketë kaluar kurifin etik në prezencën e saj.

Mustafa Nano: Përpara disa javësh ka pasur një diskutim të madh publik, lidhur me një darkë ku ka qënë Kryeministri, ku keni qënë je edhe ku kanë qënë të ftuar të tjerë me të cilët unë kam folur privatisht për të marrë vesh se si është e verteta, sepse u tha që ka pasur një diskutim të ashpër me tone përtej limiteve midis Ramës dhe një kolegu tim, Adi Krasta. Në këtë sjellje Rama ngjan me nënën apo babain, që nuk ta përton batutën e ashpër?

Linda Rama: E para unë jam ndjerë shumë e habitur nga ekstremi në të cilën zhvillohet fantazia njerëzore, lidhur me një darkë ku nuk ka patur asnjë arsye që të shkojë në atë gjendje. Ndërkohë që darka bëhej për një mik që ishte Tedi Papavrami, kishte ditëlindjen. Unë kisha qënë në koncert me Gregun dhe vija direkt nga koncerti. Do të thoja këtë se nuk ka ndodhur kurrë në prezencën time që të ketë një moment të kalimit të kufirit etik nga Edi, por edhe jashtë prezencës time. Këtë nuk do ta imagjinoja kurrë, për një arsye shumë të thjeshtë edhe familja ku është rritur Edi, është një familje dhe një mjedis ku kodi etik është i panegociushëm. Gjithë pjesën banale dhe etike dua që mos të merremi.

Mustafa Nano: Edhe kur ka qënë kryetar Bashkie dhe tani që është Kryeministër, kam përshtypjen që do të këtë ndonje moment ku një rrëshqitje mund të ja lejojë vetes….

Linda Rama: Po kam garancinë e padiskutueshme, nuk mund të fshihet diçka me rezervë. Kjo mund të jetë momentale por kurrsesi të cënojnë etikën normale të komunikimit dhe të sjellurit. Ndërkohë që është e vërtetë që në atë tryezë kishte debat, por nuk u zhvillua debat për detaje të cilat ishin të parëndësishme, por për një çështje parimore e cila qëndronte në rolin e individëve të caktuar apo mediave të caktuara, veçanërisht dekadën e fundit. Unë po jap një përmasë këtij debati për një arsye shumë të thjeshtë. Ne frekuentojmë shumë pak tavolina, por atëherë që e frekuentojmë e kemi kënaqësi që të shkëmbejmë me të tjerë gjëra që ju shmangen detajeve. Ky ka qënë fakti i asaj nate.

Mustafa Nano: Nëse në vendin tuaj do të ishte Krasta dhe do të fliste për atë darkë, ju mendoni se do ta përshkruajë si një Kryeministër elegant?

Linda Rama: Unë nuk po flas për elegancë, sigurisht, po për Edin etik sepse nuk dua të them se ishte në cilësin e Kryeministrit, sepse sikur thashë ishim për Tedin aty, por jam e bindur besoj që edhe Adi këtë pjesën e thelbit të diskutimit do ta vinte në këtë lloj pozicioni. Çdo gazetar ka të drejtën të shprehë mendimin e tij, por nga ana tjetër duhet të jetë i hapur që të presë argumenta të cilët mund të mos përkojnë në atë mënyrën se si e shohin ata.

Lajme të ngjashme

Back to top button