Forcat izraelite mësyjnë xhaminë Al Aksa (Video)

Pas lutjeve të së premtes në Xhaminë Al Aksa, disa qindra protestues palestinezë kanë kërkuar nga qeveria izraelite, bllokimin e luftimeve dhe gjenocidit në Gaza. Kjo ka shtyrë në përleshje mes forcave izraelite dhe protestuesve, që ka përfunduar edhe në mësymjen e xhamisë nga 100 policë të rendit.

“Rreth 100 forca të sigurisë izraelitë u futën forcërisht në xhaminë e shenjtë, duke ushtruar dhunë mbi besimtarët”, deklaroi një kalimtar i rastit. Mes të lënduarve në xhami, ka qenë edhe drejtori i saj, Sheikh Omar al Kiswani.

Xhamia Al Aksa, ka qenë shpesh arenë luftimesh mes myslimanëve dhe hebrenjve, pasi edhe këta të fundit, pretendojnë se tempulli i Sulejmanit(Solomonit) shtrihet pikërisht në oborret e kësaj xhamie.

Vetëm burrat mbi 50 vjet dhe gratë janë të lejuar që të falen në xhaminë Al Aksa, përkundër faktit që është monumenti i tretë më i shenjtë i myslimanëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button