Izraeli bën krime lufte, përdor bombat “DIME”

Masakrat e Izraelit ndaj Gazës kanë hyrë sot në ditën e 10-të, duke lënë pas të paktën 226 palestinezë të vrarë, shumica civilë, si dhe mbi 1.500 të plagosur.

Bombardimet e avionëve izraelitë vazhdojnë të përhapin vdekje në Rripin e Gazës.

I kritikuar fuqishëm më parë për përdorimin e bombave thërrmuese, Izraeli këtë herë po i masakron civilët nëpërmjet bombave eksperimentale DIME, një lloj eksplozivi i metaleve inerte me densitet, plagët e të cilave janë pothuajse të pashërueshme.

Përdorimi i bombave DIME mbi popullatën civile konsiderohet krim lufte.

Numri i të vdekurve dhe të plagosurve vazhdon të rritet ora-orës. Deri tani numerohen 279 viktima, shumica gra dhe femije.

Lajme të ngjashme

Back to top button