9-vjeçari martohet me 62-vjeçaren për herë të dytë

9-vjeçari Saneie Masilela është bërë dhëndëri më i ri në botë për herë të dytë pas rimartesës me gruan 62-vjeçare, me të cilën ai është martuar vitin e kaluar. I veshur me një kostum të argjendtë, dhëndëri me fytyrë fëmije, Saneie ka kërkuar dorën e nënës së pesë fëmijëve, Hyelen Shabangu, fëmijët e së cilës janë të moshës 28 deri në 38 vjeç.

Nxënësi thotë se ai e bëri këtë për ta bërë ‘zyrtare’ martesën,  por fshatarët e tjerë në Ximhungël në Mpumalanga, Afrika e Jugut e përshkruajnë atë si “pështirë”.

Çifti më i pazakontë, që mund të keni parë u kurorëzuan në martesë para 1 viti.  Ata bënë një ceremoni me 100 të ftuar ku shkëmbyen unazat dhe puthje.

Djali në kundërshtim me rregullat ka insistuar ta bëjë vetëm që të qetësojë shpirtrat e stërgjyshërve, të cilët sipas tij i kanë thënë të martohet me 62-vjeçaren.

Ajo martoi të pranohej edhe pse është nënë e 5 fëmijëve vetëm për të plotësuar dëshirën e djalit dhe për të “qetësuar” shpirtrat e paraardhësve të tij.

Sanele ishte tepër i emocionuar teksa kishte plotësuar dëshirën e gjyshërve, ndërsa Helen e bërë nuse me vello të bardhë u shpreh se ndihej mire që kishte plotësuar dëshirën e djalit dhe se gjithçka do të kthehej si më parë.

Ajo do të gjejë një bashkëshort të moshës së saj dhe djali 9-vjeçar do presë derisa të jetë në moshë madhorë për të gjetur dashurinë e jetës së tij./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button