Shtetaset nga Shqipëria: Policia e Maqedonisë në “Qafë Thanë” na rrahu dhe keqtrajtoi brutalisht! (Video)

Dy shtetaset shqiptare nënë dhe bijë, Luljeta Telalli dhe Violeta Telalli të cilat ditë më parë siç raportoi policia kanë sulmuar punonjësit e policisë kufitare në Qafë Thanë dhe janë arrestuar, në një prononcim për portalin informativ Drini.mk rrëfejnë verzionin e tyre lidhur me rastin në fjalë, duke akuzuar policinë maqedonase për keqtrajtim pa arsye të dy shtetasve shqipëtare dhe ushtrim të dhunës në mënyrë mizore.

Shtetaset shqiptare kanë theksuar se për lëndimet e shkaktuara kanë marrë edhe çertifikatë mjekësore, mjeku na ka ndihmuar dhe është tronditur nga dhuna që ka parë se është ushtruar mbi ne, rrëfen Luljeta Telalli, ajo thekson se për rastin në fjalë kërkon intervenimin e ambasadës së Shqipërisë në Shkup dhe avokatit të popullit. Nuk mund ta besoja se gjykata dhe policia e Maqedonise do sillej në këtë mënyrë, jemi të tmerruara dhe kemi ngelur në udhëkryq rrëfen e trishtuar znj.Telalli në prononcimin e saj për portalin Drini.mk.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Kete ndodhi pa humbur kohe duhet avokat patriot sa ma shpejt ti mer ne mbrojtje dhe ta denoncon ne gjyq polocine kufitare. Por me durim ti shkon deri ne fund!! Se fundin une e shof ne Strazburg!!!!

Back to top button