Afërdita Dreshaj do ta sjell Di Caprion te Arian Çani

Vetëm pak ditë më parë promovoi në një nga baret e Tiranës klipin e këngës së saj më të re, me titull “Super Star”.

E kemi fjalën për Afërdita Dreshaj, e cila është në kulmin e karrierës së vet. Por nëse çdo gjë në këtë fushë shkon për mrekulli, nuk ndodh kështu edhe me jetën private të saj. Afërdita vazhdon të mbetet single, të paktën mesa dimë ne. Pas e ndjek akoma historia me fotografitë e publikuara në ballkon me Leonardo di Caprion. Kanë qenë pikërisht këto fotografi dhe komentet që ndoqën më pas, që e ndanë nga i fejuari i saj, Shpat Kasapi.

E ndërsa Shpati po kalohet në harresë, kurioziteti për DiCaprion vazhdon të mbetet, aq më tepër që Afërdita nuk e ka thyer ende heshtjen e saj për mediat.

E ftuar në natën e fundit finale të “Zonës së lirë”, të Arjan Çanit, ajo nuk i shpëtoi dot pyetjes së moderatorit të njohur. Me shumë qetësi, Afërdita tha se është normale që ajo të shoqërohet me emra kaq të njohur të showbizit, pasi karrierën e saj e ka ndërtuar edhe në Amerikë. Por nuk u mjaftua vetëm me kaq. Ajo i tha Çanit: “Do që ta sjell Leo DiCaprion në emisionin tënd?” /Albania-Observer

Lajme të ngjashme

Back to top button