Kumanovë, Musa Suljemani zgjidhet kryetar i Gjykatës

Gjykatësi Musa Sulejmani është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës Themelore të Kumanovës. Vendimi është dhënë nga Këshilli Gjyqësor Republikan gjatë javës së kaluar lajmëron Ina. Sulejmani në prononcimin e tij të parë ka theksuar se do të rikthejë imazhin pozitiv të kësaj gjykate dhe se sipas tyre do të jetë një transparencë me efikasitet në raport me qytetarët.

“Detyra themelore do të jetë që të kthejë imazhin e kësaj gjykate, për shkak se ka gjykatës cilësor që mund të krahasohen me kolegët e tyre që punojnë nëpër gjykatat evropiane. Do të rritet komunikimi me qytetarët dhe në afat më të shkurtër do të angazhohemi për zgjidhjen e lëndëve të vjetra”, theksoi Sulejmani, duke theksuar se do të jenë të gatshëm për t`iu përgjigjur çdo kërkese të qytetarëve.

Gjykatësi Sulejmani vjen në këtë detyrë në vendin e kryetarit të deritanishëm Sefer Memeti, i cili u pensionua nga detyra para disa muajve.

Lajme të ngjashme

Back to top button