Ja cila është e vetmja femër kosovare e kërkuar nga Interpoli

Janë gjithsej 48 shtetas të Kosovës që kërkohen anembanë botës nga Interpoli, rrjeti më i madh ndërkombëtar policor që merret me identifikimin dhe prangosjen e të shumëkërkuarve, të arratisur nga drejtësia.

Organet e rendit janë në kërkim të shtetasve shqiptarë e serbë nga Kosova, në mesin e të cilëve ka edhe nga pakicat. Por, aty ndodhet edhe një fotografi femre. Në fakt, ajo është e vetmja femër që kërkohet nëpërmjet Interpolit nga drejtësia kosovare, shkruan Tribuna.

Kjo është Leme Xhema, ish-drejtoreshë e Postës dhe Telekomit të Kosovës. Ajo është e dënuar nga gjykata me tri vjet burg për veprën penale “shpërdorim i detyrës zyrtare dhe nënshkrimit të dëmshëm të kontratës”.

Lajme të ngjashme

Back to top button