Ish të burgosurit sërish kërcënojnë me protesta, kanë kërkuar zhdëmtim edhe nga lideri i BDI

Shoqata e ish të burgosurve dhe të përndjekurve politik shqiptar në Maqedoni (SHBPSHM) si që lajmërojnë mediat shqiptare, sërish do ti nis protestat duke kërkuar zhdëmitmin e tyre njejtë si maqedonasit.

Ata vitin e kaluar protestuan qetësisht para Parlamentit por edhe pse u premtua nga i atëhershmi deputet, tash më ministër i mbrojtjes Talat Xhaferi se do të zgjidhet problemi i tyre në gjë e tillë nuk ndodhi.

Kryetari i Shoqatës, Shpëtim Pollozhani i është drejtuar dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmetit për këtë çështje. 

“Para dhjetë ditësh kishim takim edhe me Ali Ahmetin në selinë e BDI-së dhe i treguam se këtu bëhet një diskriminim në plotë kuptimin e fjalës, pasi maqedonasit janë zhdëmtuar në bazë të një ligji të sjellë në vitin 2002 dhe i cili është mbi ndërtuar në vitin 2005. Dhe, kjo është arsyeja pse maqedonasit këtë çështje nuk e aktualizojnë dhe nuk e nxjerrin në dritë, sepse ato e kanë zgjedhur çështjen e ish të burgosurve politik , qoftë me të holla, me punësime dhe qoftë me beneficione të tjera, por natyrisht kanë bërë të gjithë marrëveshje”, shpalos Pollozhani. 

Edhe Ahmeti u ka premtuar se do ta zgjidhin këtë çështje. 

ShBPPSH kërkon miratim të ligjit për dëmshpërblimin e të burgosurve, të përndjekurve dhe të diferencuarve ideo-politikë shqiptarë gjatë ish sistemit komunist. Që nga viti 2005, Shoqata përgatiti një Propozim Ligj për zhdëmtim dhe kompensim për të gjithë të burgosurit, të persekutuarit dhe të dëmtuarit politik që nga viti 1944-1991, por ai ende nuk është pranuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button