Paradite me diell, pasdite me shi

Moti paradite në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të mesatare, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të rriten dhe kah mesi i ditës dhe pasdites përsëri do të ketë vranësira e cila do të sjellë reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullimë dhe erë përkohësisht të përforcuar. Jostabiliteti fillimisht edhe në orët e paradites pritet të ketë në pjesët perëndimore, pastaj do të zgjerohet edhe në pjesët e tjera. Gjatë ditës do të fryjë erë e dobët në mesatare nga drejtimi veri veriperëndim, vetëm në pjesët më të lartë dhe në male do të ketë erë të fortë.

Temperatura mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 18 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri në 33 gradë Celsius.

Në Shkup moti edhe paradite edhe pasdite do të jetë me kushte për shi lokal, bubullimë dhe erë. Gjatë ditës do të fryjë erë e matur nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëshohet deri më 17 gradë, ndërsa ajo e ditës do të ngjitet deri më 30 gradë Celsius.

Në rajonin e Ohrit dhe Prespës moti do të jetë me diell, por kah mesi i ditës dhe pasdite përsëri do të ketë vranësira jostabile me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe me bubullimë. Temperatura e mëngjesi do të lëshohet deri më 15 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 26 gradë Celsius.

Në rajonin e Dojranit moti do të jetë kryesisht me diell me erë të matur nga veriu. Në orët e pasdites priten vranësira jostabile me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Temperatura do të arrijë deri më 32 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 7.

Gjatë ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira mesatare, por në orët e pasdites do të jetë me vranësira jostabile me reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullimë dhe erë e fortë.

Tani për tani vetëm të dielën pritet mot stabil, ndërsa temperaturat ditore gjatë ditëve në vijim do të rritet gradualisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button