Aksion “Dhuro libër” për persona në rrezik social dhe me të ardhura të vogla

Qytetarët, firmat dhe institucionet mund të donojnë libra për personat ne rrezik social dhe me të ardhura të vogla. librat do t’u dërgohen falas përmes projektit “Dhuro libër” që prej sot e realizon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Postat e Maqedonisë.

Sipas ministrit të Punës dhe Politikës Socale Dime Spasov, secili që ka mundësi të dhurojë libër duhet ta dërgojë deri te filialet e Postave të Maqedonisë, qendrat për punë sociale dhe në kopshtet për fëmijë.

“Librat që do t’i dhurojnë qytetarët, firmat dhe institucionet do të jenë në dispozicion dhe në dobi të fëmijëve pa prindër dhe kujdes të prindërve, të familjeve për përkujdesje, të gjithë anëtarëve të familjeve në rrezik social, të qytetarëve materialisht të dobët dhe të gjithë atyre të cilët nuk mund t’i lejojnë vetes libër të ri”, tha në konferencë për shtyp ministri Spasov.

Ai informoi se lista e tërësishme e librave të dhuruar, e cila rregullisht do të azhurnohet, do të publikohen në ueb faqen e MPPS-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button