Rama: Çdo i burgosur politik do të shpërblehet

Në analizën e 300 ditëshit të punës së Ministrisë së Mirëqenies Rinisë dhe Sporteve, kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka mundur të zgjidhë krizën e trashëguar nga qeveria e kaluar. Sipas tij prioriteti i Ministrisë së Mirëqenies kanë qenë papunësia, dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve politikë, dhe të drejtat e emigrantëve në Greqi.

Kryeministri thksoi se falë punës këto 300 ditë, është bërë e mundur që 1200 të përndjekurit politikë të marrin këstin e tyre të parë:

“Ne bëmë të mundur që 1200 të përndjekurit që s’kishin parë asnjë qindarke me sy, të merrnin këstin e parë. Qëllimi ynë është që çdo i burgosur politik të shpërblehet, brenda mandatit tonë të parë mos ketë asnjë të burgosur që të mos ketë marrë dëmshpërblimin që i takon atij personalisht”, u shpreh kryeministri, transmeton shekulli.

Rama deklaroi se në 300 ditë, qeveria ka mundur të zgjidhë krizën e trashëguar nga e kaluara:

“Në vitin e parë të krizës, pas trashëgimit të borxhit prej 720 milionë dollarësh, kemi dedikuar për të burgosurit e Enver Hoxhës, 18 milionë dollarë. Ky është momenti i fillimit të një historie dinjiteti për shoqërinë tonë”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Back to top button