USSH: Fton studentët që të përkrahin protestat paqësore për rastin “Monstra”

Unioni Studentor Shqiptar përshëndet formimin e Këshillit Organizativ për rastin e montuar politik “Monstra”, si nevojë e të qenurit publik dhe transparent ndaj kërkesave legjitime të shqiptarëve të Maqedonisë.

“Njëkohësisht apelojmë deri te të gjithë qytetarët e posaçërisht bartësit e progresit shoqëror – studentët, që të përkrahin protestat e paralajmëruara, me çka do të tregojmë se ne jemi dhe gjithmonë do të jemi me popullin e sakrificave, me popullin shqiptar. Besojmë që të gjitha ata që do t’u bashkëngjiten protestave , do të jenë paqësor, dinjitoze dhe komfor kulturës sonë kombëtare dhe fetare”, thuhet në komunikatën e USSH.

Lajme të ngjashme

Back to top button