Qeveria e Kosovëska hequr nenin 3 të Ligjit për Amnisti

Qeveria e Kosovës po insiston sërish për miratimin e Ligjit për Amnistinë, pavarësisht se ai u rrëzua dje në Parlament.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, që po zhvillohet aktualisht, pika e dytë e rendit të ditës ka qenë pikërisht ky ligj.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar projektligjin për amnistinë duke hequr nenin 3.

Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka deklaruar për Express se kjo është arritur në harmoni me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Pas diskutimeve dje në Kuvend, pas reagimeve të Shoqërisë Civile, me propozim timin dhe pëlqim të kryeministrit është hequr neni 3 dhe ka mbetur neni 5 që ka të bëj me obligimet që dalin nga marrëveshja. Kemi pasur një takim edhe me përfaqësues të LDK-së, AAK-së dhe partnerët ndërkombëtarë dhe jemi dakorduar që të procedojmë kështu dhe ligji të miratohet javën tjetër në Kuvend”, tha Kuçi për Express.

Ndryshe, dje në seancën e Kuvendit me 70 vota për, 21 kundër dhe 2 abstenime nuk ka arritur të kaloj në lexim të parë ky projektligj, pasi që janë dashur 2/3 e votave të deputetëve. Kurse gjatë debatit një pjesë e deputetëve kanë kërkuar heqjen e neni 3 nga ky projektligj

Lajme të ngjashme

Back to top button