Akademia e karatesë organizon seminarin e 17 –të me radhë

Seminari i karatesë ” Struga 2013″ organizuar nga Akademia e karatesë se Maqedonisë drejtuar nga prof. Besnik Murati. Seminari filloi me 1 Korrik i cili do të zgjatë deri më 9 Korrik 2013. Seminari mbahet në hotel “Galeb” në Strugë ku pjesëmarrësit kanë nga dy stërvitje në ditë, e para është në orët e paradites dhe tjetra në orët e pasdites. 

Pjesëmarrës këtë vit janë karateist dhe trajner nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Belgjika.
Stërvitjet udhëhiqen nga shefi i Akademisë prof. Besnik Murati, ku marrin pjesë trajner e instruktor si dhe seleksionuesit prof. Arlind Huseini seleksionues në U-21 vjet dhe Shefi Reçi seleksionues i kadetëve të rinj. Gjithashtu kemi edhe trajnerë të tjerë si Veton Murati, Nezir Rama (Kosovë), Ismet Mjaku trajner dhe gjyqtar në Kosovë. 

Risi i këtij seminari është se kampioni i trefishtë Evropian, Berat Jakupi ishte i angazhuar me një grup garuesish që punonin me program special në marrje të pikëve. 
Seminari u shpall i hapur nga kryetari i parë dhe anëtari aktual i kryesisë së Federatës Shqiptare te karatesë, z. Rezart Spahia. Seminarin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe koloneli Dritan Demiraj, udhëheqës i njësive speciale te Armatës Shqiptare, Ramazan Zelia pedagog i shkollës së bashkuar, Murat Basha drejtor i drejtorisë për sporte pranë ministrisë së mbrojtjes së Shqipërisë, i cili ishte prezent së bashku me 15 sportistë të klubit të Dardanisë (fëmijë të ushtarakëve të Armatës Shqiptare). 
Në këtë seminar mbahen edhe orë teorike, ku ligjërohen tema mbi karatenë dhe rregullat e garave në sportin e karatesë. Seminari do të ketë edhe garën ndërkombëtare të pagëzuar tradicionalisht si “Vera 2013”, për moshat e ndryshme në sistemin berber (secili me secilin).

Lajme të ngjashme

Back to top button