Kuvendi i Maqedonisë i miratoi ndryshimet e Kushtetutës, vetëm 6 deputet ishin kundër

Me votim individual, pasdite, deputetët, prej të cilëve 82 “për”, gjashtë “kundër” dhe një i përmbajtur, i miratuan ndryshimet kushtetuese. Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski tha se vendimi për qasje deri te ndryshimi i Kushtetutës së miratuar me shumicë të dy së tretës, hyn në fuqi menjëherë.

Qeveria, si parashtrues i propozimit, më së voni për 10 ditë do të duhet të përgatis dhe deri të Kuvendi të dorëzojë projekt-tekst me amandamentet e Kushtetutës.

Në pajtim me ndryshimet, martesa definohet si bashkësi mes burrit dhe gruas, precizim të rregullave fiskale në buxhetin me kufizim të deficitit buxhetor prej tre për qind dhe të borxhit publik prej 60 për qind nga BPV, ndryshim i emrit të Bankës Popullore në Banka e RM-së.

Vendoset edhe ankesa kushtetuese, ndryshimi i përbërjes së Këshillit gjyqësor, ndryshime të kompetencës për vendosje për ankesat e vendimeve të Këshillit gjyqësor për zgjedhje të gjykatësve, shkarkim ose sanksion tjetër i shqiptuar disiplinor për gjykatësin ose kryetarin e gjykatës dhe sjellje të kompetencës për vendosje për ankesat e vendimeve të Këshillit për prokurorë publikë për zgjedhje të prokurorëve publike, shkarkim ose sanksion tjetër i shqiptuar disiplinor për prokurorin publik nga ana e Gjykatës Kushtetuese, krijim të Mundësisë kushtetuese për formim të zonës financiare, qasje drejt ndryshimeve të Kushtetutës, me qëllim të definimit të Entit shtetëror për revizion si kategori kushtetuese.

Gjatë diskutimit, mbështetje ndryshimeve, përveç deputetët nga shumica qeveritare, u dhanë edhe Rafiz Aliti nga BDI-ja, Stojan Millanov nga Partia Socialiste, Kenan Hasip nga Partia Demokratike e Turqëve,…

PDSH-ja votoi kundër. BDI përkrahi ndryshimet.
Me mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese, ka përfunduar rendi i ditës i seancës së nëntë. Kuvendi vazhdon me punë nesër.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Hallall mos ju qoft qumshti nënës shqiptare UDBashëve të BDI që ndryshojn kushtetutën e vendit pa asnje ndryshim të kauzës shqiptare.Ata që e ngritën Gishtin për kto ndryshime pa vler tash munden at “Gisht”tja fusin njëri tjetrit në b…

Back to top button