Tetë protestues të hënën do të dalin para gjykatës në Shkup

Tetë demonstrues të cilët nëprotesta para Gjykatës themelore Shkup 1 dhe në Bit Pazar ishin të dhunshëm, të hënën do të dalin para gjykatësve, njofton “Kanal5”.

Ata do të përgjigjen për vepër penale “pjesëmarrje në turmë”, ndërsa Gjykata penale ka caktuar gjykimin pasi që javën e kaluar akuzuat kundër tyre janë bërë të vlefshme.

Prokuroria i ngarkon se kanë qenë pjesë e një grupi më të madh qytetarësh të cilët më 4 korrik protestuan para objekteve të Gjykatës themelore Shkup 1 – Shkup dhe Gjykatës themelore Shkup 2 – Shkup, ku me gurë dhe sende të tjera të forta kanë dëmtuar fasadat e objekteve dhe kanë lënduar disa nëpunës policorë. Sipas Prokurorisë, turma agresive ka shkaktuar dëme në dy Gjykatat themelore në vlerë prej 1,6 milion denarë.

Provat kryesore të Prokurorisë janë video- incizimet nëpërmjet të cilave identifikohen pjesëmarrësit dhe dëshmitarët – dëshmitarë okularë. Mbrojtja pret gjykim fer dhe korrekt, raporton “Kanal5”.

Sipas Ligjit penal për veprën “pjesëmarrje në turmë”, është paraparë dënim prej tre muaj deri në pesë vjet. “Për protestuesit e dhunshëm të së premtes dhe të shtunës në Shkup, policia ka dorëzuar gjithsej 24 kallëzime penale për “pjesëmarrje në turmë”.

Në grupin e parë ishin tetë persona, ndërsa hetimi për të dyshuarit tjerë për tërbimin para gjyqeve – ende po vijon”, konfirmon Prokuroria.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. E mos dhasht zoti të dënohen edhe kta për terorizëm, se atëher çdo shqiptar do të dal rrugë dhe do ju tregoj edhe maqedoncave edhe UDBashëve te BDIsë se çka është terorizmi.

Back to top button