Mundësi Sejfullahu përkrahet nga KOM-i

Në sallën e mundjes “Mentas Allajbegu” në Shkup, vizitë mundësve dhe në veçanti shpresës së madhe Elmedin Sjefullahut, i kanë bërë drejtori sportiv i Komitetit Olimpik të Maqedonisë (KOM), Vlladimir

Fotografi e përbashkët e mundësve të Liria dhe Vlladimir Bogoevski e Çedo Nikollovski
Fotografi e përbashkët e mundësve të Liria dhe Vlladimir Bogoevski e Çedo Nikollovski

Bogoevski si dhe kryetari i Federatës së Mundjes, Çedo Nikollovski. Këta të dy nga afër janë informuar nga trajnerët Sedat Baftiu, Lulzim Vrenezi dhe krytari i KM Liria, njëherit edhe nënkryetar i Federatës së Mundjes, Betim Vrenezi, për formën e mundësit Elmedin Sejfullau.

“Duke marrë parasysh se në këto lojëra, sytë i kemi te Sejfullau, bashkë me Nikollovskin erdhëm për të kuptuar nga trajnerët për formën e tij. Çka do të ketë nevojë për këtë mundës, ne si Komitet Olimpik, do t’i plotësojmë vetëm e vetëm që Sejfullau të përgatitet mirë dhe të arrijë rezultat të mirë”, deklaroi Nikollovski.

 

 

Në muajin që vjen, pra më saktësisht prej 16 e deri më 28 gusht të këtij viti, në Nangjing (Republika Popullore e Kinës), do të mbahen Lojërat e dytë Olimpike për junior, ku do të marrin pjesë sportistët më të mirë nga e gjithë Bota. Ekspedita e Maqedonisë përbëhet nga, Elmedin Sejfullau (mundje – stil i lirë), Ana Ivanovska (sport në gjuajtje 10m. pushkë ajrore), Stefan Jankullovski (not – 200 m dhe 400 m), Jovan Jovanovski dhe Andrej Petrovski (çiklizëm – ekipor).

Por fillimisht Elmedin Sejfullhu, së bashku me trajnerin e tij Sedat Baftiu, do të jenë pjesëmarrës në kampionatin botëror për junior në mundje – stil i lirë, ndërsa më pas do të nisen për në Bullgari, ku edhe do ti realizojnë përgatitjet për Lojërat Olimpike në Nangjing. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button