Pse e fshiu Rihanna postimin për Palestinën?

Rihanna bëri një postim në Twitter, në mbështetje të Palestinës, në një kohë kur vendi po përballet me konflikte të përgjakshme, por e ka fshirë atë shpejt, vetëm disa minuta më vonë.

Burime pranë këngëtares kanë deklaruar se ajo e kishte postuar gabimisht “#FreePalestine” dhe se nuk e kishte qëllim dërgimin e atij postimi.

“Mesazhi i dërgua më shpejt se duhej por nuk ishte për qëllim të postohej, ndaj u fshi. Ajo as nuk e kuptoi që e kishte futur në Twitter derisa fansat nisën ta komentonin aq shumë. E fshiu më pas”, thotë burimi.

TMZ ka kërkuar një prononcim nga Rihanna për komentin, i cili iu shpërnda 36 milionë ndjekësve të saj në Twitter, por ajo zyrtarisht ende nuk ka dhënë një shpjegim.

Kjo nuk është hera e parë që Rihanna mbështet Palestinën. Në tetor të vitit të kaluar, ajo ka thënë për revistën izraelite Haaretz se gjatë një performance në Tel Aviv, e kishte ndryshuar tekstin e këngës së saj nga “gjithçka shoh janë shenjat” në “gjithçka shoh është Palestina”. /BW

Lajme të ngjashme

Back to top button