Ndahen certifikatat e para për trajnim të trajnerëve për të rriturit në Universitetin FON

Universiteti FON si pjesë e projektit për edukim për të rritur, sot në prani të Ambasadores së Francës në Maqedoni, znj.Lorens Oer, i shpërndau certifikatat  për trajner të arsimit të lartë.  

Certifikata ndahen në kornizë të Tvining projektit “Mbështetje për ndërtim të kapaciteteve e Qendrës për Arsimimin e të Rriturve dhe Programi për Zhvillim për arsimin e të rriturve dhe programe analfabetizmi, dhe arsimi fillor për personat me aftësi të kufizuara”. Në këtë mënyrë është duke filluar një brez i ri i programeve arsimore në Republikën e Maqedonisë, e cila në mënyrë kualitative do t’u mundësoj të rriturve të sigurojnë kualifikim pune shtesë.

Universiteti FON, si ofrues i shërbimeve, në kornizën e Komponentës 2 të projektit nënshkruan marrëveshje me GIP International nga PARISI, si partner i projektit tvining /IB/SO/05 për implementim të aktivitetit 2.11 Dizajn dhe testim të pilot programit për arsim të lartë: Trajnimi i trajnerëve për të rriturit.

Certifikatat i ndau drejtoresha e qendrës për edukim për të rritur në Republikën e Maqedonisë, znj. Lindita Qazimi.

Fotografitë nga ngjarja mund ti gjeni në linkun e më poshtëm:

https://www.facebook.com/media/set/?set=a.10152464504392699.1073741853.98198817698&type=1

    

Lajme të ngjashme

Back to top button