Janë publikuar listat e studentëve të pranuar në konviktet e Maqedonisë së Veriut
Janë publikuar listat e studentëve të pranuar, në konviktet shtetërore, nga viti i dytë i studimeve e tutje, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Menjëherë pas shpalljes së listave, faqja e internetit të MM nuk ishte më në dispozicion, raporton Portalb.mk.
Listat e studentëve të pranuar mund të shihen në lidhjet e mëposhtme:
- Konvikti studentor “Goce Dellçev”
- Studentët e pranuar në KSSH “Goce Dellçev” – Shkup, të cilët si alternativë (vende të lira)akomodohen në Pellagoni
- Studentët e pranuar në KSSH “Goce Dellçev” – Shkup të cilët si alternativë akomodohen në KSSH “Stiv Naumov” – Shkup (ndërtesa e tretë)
- Studentët e pranuar në KSSH “Goce Dellçev” – Shkup të cilët si alternativë akomodohen në KSSH “Tome Stefanovski-Seniq” – Shkup.
- KSSH “Pellagonia” – Shkup
- KSSH “Stiv Naumov” – Shkup (barakat e reja)
- KSSH “Stiv Naumov” – Shkup (ndërtesa e tretë)
- Studentët e pranuar në KSSH “Stiv Naumov” – Shkup (barakat e reja) të cilët në mënyrë alternative akomodohen në KSSH “Stiv Naumov” – Shkup (ndërtesa e tretë)
- Studentët e pranuar në KSSH “Stiv Naumov” – Shkup (barakat e reja) të cilët si alternativë akomodohen në KSSH Pellagoni.
- KS “Vëllezërit Miladinovci” – Shtip
- KS “Oaza” – Shtip
- KS “Logos” – Shtip
- KS “Hiljadnikov” – Shtip
- KS “Ordan Çopela” – Prilep
- KS “Nikolla Karev” – Ohër (të liruar nga participimi)
- KS “Nikolla Karev” – Ohër (me participim)
- KS “Koço Racin” – Manastir (të liruar nga participimi)
- KS “Koço Racin” – Manastir (me participim)
Studentët që janë në listat e publikuara mund të akomodohen në konvikte pasi të nënshkruajnë kontratë me konviktin ku janë pranuar. Nënshkrimi i kontratave dhe transferimi fillon nesër, ndërsa kontratat mund të nënshkruhen më së voni brenda 10 ditësh nga shpallja e rezultateve. Kundërshtimet në lidhje me rezultatet, nga ana tjetër, dorëzohen përmes adresës elektronike [email protected] brenda 5 ditësh nga dita e shpalljes së rezultateve, përkatësisht deri më 12 shtator.
Dje ka nisur aplikimi për akomodim në konviktet shtetërore për studentët e vitit të parë të studimeve dhe i njëjti do të zgjasë deri më 16 shtator. Për studentët e vitit të parë janë parashikuar 1.165 vende në konvikte. Kushtet, kriteret dhe dokumentet e nevojshme për ushtrimin e të drejtës së akomodimit në konvikt studentor (KS) janë shënuar në konkursin e publikuar në këtë lidhje.
Studentët që i plotësojnë kushtet për akomodim në konvikt duhet të plotësojnë aplikacionin elektronik dhe ta bashkëngjitin dokumentacionin përkatës „е-услуги“ (e-shërbimet) të MASH-it.
Nëse pas publikimit të listave përfundimtare të studentëve të pranuar sipas konvikteve, ambientet e akomodimit në ndonjë konvikt të caktuar mbeten të paplotësuara, regjistrimi do të vazhdojë deri në plotësimin e tyre, por jo më vonë se deri më 15 nëntor.
Numri më i madh i studentëve këtë vit do të akomodohen në konviktin studentor “Goce Dellçev” në Shkup, gjithsej 1.186. Nga konviktet e studentëve në kryeqytet, këtë vit akademik për shkak të renovimit nuk do të funksionojnë konviktet “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe dy objekte në “Stiv Naumov”.