RMV, studentët marshuan për të drejtat e tyre

Kuvendet studentore universitare në UKM, Universitetin Shtul, FON, Kolegji amerikan, FOP, universitetet e Manastirit dhe Shtipit dhe Lëvizja “Rezistenca Studentore” pasdite kanë marshuar për të kërkuar të drejtat e tyre, transmeton Portalb.mk.

“A është kjo 1939? Pa arsim nuk ka shtet”, ishte mesazhi kryesor i marshit të studentëve sot pasdite, duke protestuar me karton të verdhë në dorë. Ata marshuan prej objektit të Qeverisë deri te objekti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Ata kërkuarn shujta studentore, arsim cilësor, kushte më të mira në konvikte dhe më shumë bursa.

KSU i UKIM-së bëri të ditur se lufta e studentëve është e përbashkët dhe se vetëm të bashkuar do të arrijnë të mbrojnë të drejtat e tyre dhe të përmbushin kërkesat e tyre: ndarje të mjeteve nga buxheti për kushte më të mira në konviktet studentore, përjashtimin e studentëve nga masat antikrizë, zbatimi i plotë i ligjit për vaktin e studentëve dhe rritja e shumës, barazimi i bursave, ngritja e cilësisë së arsimit dhe digjitalizimi.

“Ju presim të enjten, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentëve, me fillim nga ora 17:30, të dalim së bashku, në një marsh të madh studentor, ku duke filluar nga Qeveria e deri te Ministria e Arsimit do të përfundojmë marshimin tonë dhe do të shprehim me zë të lartë dhe qartë kërkesat tona. Ftojmë të gjithë ata që janë aktivisht të përfshirë në arsim, përfshirë gjimnazistët, profesorët, dekanët dhe rektorët të na mbështesin dhe t’i bashkohen marshimit. Të luftojmë të gjithë së bashku për të drejtat tona studentore dhe standard më të mirë studentor”, ishte thirrja e organizatorëve para protestës.

Ndryshe, studentët protestuan edhe të hënën. Dhjetëra studentë përballë Parlamentit dërguan mesazhe përmes pankartave “Nuk mëson kur ke uri dhe të ftohtë”, “Ushqim studenti apo bast politik”, “Na dridhemi nga i ftohti, jo nga frika”. Fjala “Rezistencë” ishte pikturuar edhe në rrugën përballë Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button