Ivanovi thërret Këshillin e Sigurimit

Presidenti Ivanov do ta bëj sefte. Për herë të parë  siç mëson ALSAT M do të thërret këtyre ditëve seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si organ më i lartë shtetërorë për siguri dhe mbrojtje.

Nga kabineti i Ivanovit kanë konfirmuar këtë informatë të TV ALSAT , thonë se Këshilli i Sigurisë do të mbajë seancë së shpejti, por pa treguar datën e saktë. Koincidencë ose jo, Këshilli i Sigurimit mblidhet për herë të parë pas 5 vitesh pasivitet, edhe atë pikërisht pas valës së protestave në Maqedoni.

Nga Kabineti i Ivanovit thonë se thirrja e kësaj mbledhje nuk ka të bëjë me zhvillimet e fundit në vend, por se bëhet fjalë për mbledhje konstitutive.

Sipas Kushtetutës këtë organ e udhëheq presidenti i republikës. Anëtarë të tij janë kryeministri, kryetari i kuvendit, ministri i brendshëm, i jashtëm dhe i mbrojtjes, dhe 3 anëtarë të cilët i cakton vetë presidenti.

Në mesin e 5 funksionarëve të caktuar nga Kushtetuta nuk ka asnjë shqiptarë, duke marrë parasysh se të gjitha këto dikastere udhëhiqen nga kuadro të VMRO DPMNE-së. Nuk dihet nëse ndonjë nga 3 anëtarët që i cakton presidenti, e të cilët mbeten ende të panjohur, do të jetë shqiptar.

Deri tani anëtarë shqiptarë të këtij Këshilli kanë qenë Abdilaqim Ademi dhe Veli Kreci, të cilët i kishte emëruar presideni Ivanov në mandatin e kaluar, dhe Talat Xhaferi si ministër i mbrojtjes. Ndërsa tani është pothuajse e sigurt se asnjë kuadër i BDI-së nuk do të jetë pjesë e Këshillit për siguri kombëtare, duke pas parasysh qëndrimin e tyre ndaj Ivanovit në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Ndërkohë të kontaktuar nga ALSAT nga partia shqiptare në pushtet BDI thonë  se do të refuzojnë kategorikisht ndonjë kërkesë eventuale të Gjorge Ivanovit për të deleguar anëtarë në Këshillin e Sigurimit, për shkak se vazhdojnë ta kontestojnë legjitimitetin e presidentit. Për këtë shkak presidenti do të duhet të emërojë ndonjë profesor të pavarur politikisht në Këshillin e Sigurimit, ose përfaqësues të PDSH-së të cilët votuan presidentin në raundin e dytë të zgjedhjeve, sa për të pasur edhe anëtarë shqiptarë në Këshillin e Sigurimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button