Dënohen me burg protestuesit shqiptarë, në mars në Bit Pazar

UPDATE: 

Tetë persona janë dënuar me burg, gjashtë persona morën dënim me kusht, ndërsa tre të tjerë janë liruar nga akuza bëri me dije Makfaks

Nga të dënuarit me burg, njërit i cili është në arrati, iu caktua një vit burgim, pesë prej tyre do të vuajnë tetë muaj burgim, pesë muaj burg iu caktua personit që i vuri flakën autobusit si dhe një person është dënuar me tre muaj burgim.

Nga të dënuarit me kusht, pesë prej tyre do të marrin gjashtë muaj burgim nëse e përsërisin veprën në afat prej një viti ndërsa njëri do të merr dhjetë muaj dënim me burg nëse e përsërit veprën në afat prej dy viteve.

Gjykata i ka shpallur që të gjithë fajtorë për veprën “pjesëmarrje në turmën që kryen vepër penale”, duke u shqiptuar dënime me burg por dhe me heqje lirie me kusht. 

**********************************************************************

Sot do të bëhet i njohur verdikti i Gjykatës në Shkup në lidhje me 17 të akuzuarit për prishjen e rendit publik në protestat e 2 marsit ku u demoluan disa vetura dhe u dogj një autobus.

Protestat u zhvilluan nga shqiptarët të cilët dolën nëpër rrugë të shprehin revoltën e tyre për dhunën e huliganëve maqedonas ushtruar ndaj shqiptarëve  në protestat paraprake kundër ministrit të mbrojtjes Talat Xhaferi. 

Mediat maqedonase vazhdojë të trumbetojnë se protesta ishte për mbështejte të Xhaferit. 

Atmosferë e tensionuar mbretëroi në Shkup atë ditë ku kishte shumë polici nëpër qytet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button