Erdogan akuzon Izraelin për terrorizëm shtetëror në Rripin e Gazës

Kryeministri konservator turk, Recep Tayyip Erdogan akuzoi sot Izraelin për terrorizëm shtetëror duke bombarduar Rripin e Gazës dhe duke kryer një masakër kundër banorëve palestinezë.

“Deri kur bota do të vazhdojë të qëndrojë e heshtur për këtë terrorizëm shtetëror?”, është shprehur i revoltuar Erdogan në fjalimin e tij të përjavshëm para deputetëve të partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).

Erogan përjashtoi çdo normalizim të marrëdhënieve të Turqisë me shtetin hebre.

Lajme të ngjashme

Back to top button