Nota mesatare e testit ekstern 3,11

Nxënësit e vitit të katërt të shkollave të mesme të cilët këtë vit iu nënshtruan maturës shtetërore si kusht themelor për të vazhduar arsimin e lartë, kanë arritur notë mesatare prej 3,11. Kështu informoi sot Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi. Sipas tij gjatë sesionit të qershorit maturës shtetërore iu nënshtruan 18 mijë e 370 kandidatë. Këtë vit si risi nga MASH-i, u rritë numri i lëndëve eksterne dhe gjithashtu u rritë edhe lista e lëndëve zgjedhore me biologjinë, kiminë, fizikën, historinë dhe biznesin.

 ‘Nota mesatare për arritjen e maturantëve për këtë vit është 3,11. Nota mesatare në gjuhë amtare dhe letërsi është 2,99 ku gjithsej janë testuar 17 mijë e 560 kandidat. Nota mesatare në matematikë në nivelin fillestar është 3,04 sikur edhe në lëndën e matematikës niveli i avancuar. …… Për sa i përket gjuhëve të huaja, në provim janë paraqitur gjithsej 16 mijë e 575 kandidatë dhe nota mesatare është 3,43’, tha Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Ademi informoi gjithashtu se rezultatet e maturës shtetërore sot do të shpallen në të gjitha shkollat, si dhe në ueb-faqen matura.gov.mk.

 ‘Kandidatët e pakënaqur kanë mundësi të dorëzojnë ankesë deri tek qendra Shtetërore për Provime me 16 dhe 17 korrik. Sesioni i ardhshëm i provimit është në muajin gusht, përkatësisht me 11 gusht gjuha amtare dhe letërsia, me 13 gushtë gjuhët e huaja, 14 gusht matematikë, estetikë dhe filozofi, me 16 gusht biologji, kimi, fizikë, histori dhe biznes’, deklaroi Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se rezultatet e maturës shtetërore dhe të testimit ekstern, shkollat e vendit do të duhet t’i shfrytëzojnë si bazë për përmirësimin e gjendjes së tyre. Sipas MASH-it, matura shtetërore dhe testimi ekstern nuk duhen parë si proces që ndëshkojnë dikë por përkundrazi si proces që ndikon në cilësinë e arsimit.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button