Mariza nuk u ndahet djemve nga Kosova

Këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi, pas kthimit nga Franca duket se i ka kthyer sy të nga Kosova, si për bashkëpunime, ashtu dhe për miqësi me djemtë këngëtarë.

Kështu, pas fotove në krah të Capital T, partneri që kishte zgjedhur për të shkelur në tapetin e kuq të “Top Fest 1 1 ”, Mariza na shfaqet në krah të një tjetër artisti kosovar simpatik.

Paparaci panoramës e ka fotografuar Ikonomin ndërsa merrte rreze me rokerin Andos Sinani në plazhin e Dhërmiut. Ajo ka qenë pjesë e klipit të tij “Ma e mira n’botë”, ku, përveç saj, morën pjesë shumë miq artistë të Andosit. Pasi ka mbushur 31 vjeç, Mariza ka bërë një kthesë të dukshme në daljen e saj skenike, kur interpretoi “live” këngën “Pse” në finalen e “Top Fest 1 1 ”.

Për herë të parë në 20 vite në skenë ajo guxoi me veshjen, duke u shfaqur me një fustan të gjatë të zi dhe krejtësisht transparent, fustan që i nxjerr në dukje linjat e saj elegante. Në këtë edicion të “Top Fest” ajo fitoi çmimin “Best Pop&R&B”, ndërkohë që për këtë verë nuk ka lajmëruar publikun për ndonjë klip të ri.

Lajme të ngjashme

Back to top button