Tetovë, filloi hapja e rrugës së spitalit

Ditë më parë filluan punimet për hapjen e rrugës së spitalit, e cila do të mundësojë qasje me të lehtë të qytetarëve deri te Spitali Klinik i Tetovës.

Rruga e cila po hapët nga qarku rrethor  në rrugën Jane Sandanski në afërsi  të urës së gurit, do të jetë në gjatësi prej 350 metrash,  gjerësi  5.5 m dhe 2 metra trotuar për qarkullimin e këmbësorëve.

Hapja e kësaj rruge përveç se do të mundësojë qasjen më të lehtë të qytetarëve deri tek objektet e spitalit , padyshim që do të lehtësojë edhe trafikun tejet të ngarkuar në rrugën 29 Nëntori, që përshkon Shtëpinë e Shëndetit dhe Spitalin Klinik të Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button