Pse po vjellë në fushë Lionel Messi?

Trajneri i Argjentinës mendon se kjo është një çështje nervore. Është një ankth, shkruan The Guardian.

Trajneri i Argjentinës, Alejandro Sabella, e ka konsideruar si ‘ankth’ shprehinë e fituar nga ylli i skuadrës së tij, Lionel Messi, për të vjellë në fushë.

“Nervat janë në pyetje. Ankthi është para së gjithash”, ka deklaruar Sabella, dy tri ditë përpara se të niste kampionati. “Është e vështirë për të që të qëndrojë i qetë”. Pasi kishte vjellur në një ndeshje miqësore, që Argjentina e kishte zhvilluar me Rumaninë, atëherë trajneri i tij tek Barcelona, Tata Martino, kishte thënë: “Dicka nuk është në rregull”, edhe pse sipas tij kjo gjë nuk po e pengon Messinë në performancë në fushën e gjelbertë. Ketë problem të yllit të Barcelonës nuk kanë mundur ta shpjegojnë stafi mjekësor i ekipit katalanas, e as ata të ekipit të Argjentinës, e as vet Messi, transmeton Gazeta Express.

Madje ai ka thënë se kjo gjë i ndodhë edhe në ushtrime, edhe në ndeshje, e shpeshëherë edhe në shtëpi. “Nuk e di cfarë është kjo. Më ka ndodhur mijëra herë”, ka thënë Messi, transmeton The Guardian.

“E gjitha fillon kur më vije të vjellë. Mandej pak para se të vjellë, më kalon”. Messi është vazhdimisht nën presionin e popullit të Argjentinës se ai, pasiqë e ka braktisur shtetin e tij në moshën 13 vjecare, nuk luan me zemër për ekipin kombëtar. Kjo është një dicka që atë e brengosë shumë. “Argjentina është shteti im, është familja ime, është forma me të cilën unë e shpreh vetën time. Unë do t’i jepja të gjithë trofetë personale që ta bëja shtetin tim të lumtur”, ka thënë Messi.

Lajme të ngjashme

Back to top button