Qeveria izraelite: Ofensiva ushtarake në Rripin e Gazës do të vazhdojë

Sulmi në Rripin e Gazës nuk ka një datë zyrtare për përfundimin e tij. Do të jetë Izraeli që do të vlerësojë se kur do të jetë momenti i tërheqjes.

Një ditë më parë nisi dhe ofensiva nga toka, ndërkohë që burime gazetareske nga terreni bëjnë të ditur se mund të ketë një sulm të dytë nga toka dhe gjatë mbrëmjes së sotme, transmeton ABC News.

Por sulmi mund të organizohet dhe ng deti, në very të vendit. Autoritetet izraelite theksojnë dhe njëherë domosdoshmërinë për vazhdimësinë o ofensivës.

Kryeministri izraelit Netaniau u shpreh se do të veprohet me qetësi dhe këmbëngulje deri në arritjen e objektivit, rivendosja e paqes për një kohë të gjatë duke i dhënë një goditje përfundimtare Hamasit dhe grupeve të tjera terroriste.

Kufiri me Rripin e Gazës është nën kontrollin e trupave ushtarake të tel Aviv. Në very të Izraelit sirenat e alarmit janë dëgjuar sërish në Naharia në kufi me Libanin, në Haifa dhe në Hadera. Dy raketa janë hedhur në zonën metropolitane të Tel Avivit, lajm që është konfirmuar dhe nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite.

Lajme të ngjashme

Back to top button